back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePK jep detaje për aksionin në organizatën humanitare 'Kryqi i Kuq i...

PK jep detaje për aksionin në organizatën humanitare ‘Kryqi i Kuq i Serbisë’

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Dje me datë 13.09.2017, Policia e Kosovës (PK) me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë)  si dhe në disa venbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë  në  këtë  organizatë.

Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlersohet të jetë të dyshimta dhe në kundershtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullësisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtare policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të e saja ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz