Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Gjini: Protestë për stagnim
dp

Lexo edheNë bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze, arrestohen tre persona në Kosovë

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini tha se abstenenca mund të interpretohet si një reagim ndaj ngërçit politik.
“Duhet me e përmend edhe numrin e madh të qytetarëve që nuk kanë votuar. Unë mendoj që ata e kanë dërguar një mesazh dhe mesazhin duhet ta lexojë drejt çdokush, ne po provojmë ta lexojmë sa më drejtë që të jetë e mundshme”, tha ai.
Ai shtoi se një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të mos votojnë si formë proteste ndaj situatës politike dhe mungesës së zhvillimeve në vend.

Lexo edheNë bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze, arrestohen tre persona në Kosovë
“Unë mendoj që edhe abstenenca ka qenë një lloj vote kundër ngërçit që po e përcjell Kosovën për më shumë se një vit e gjysmë. Unë po besoj që është protestë e një pjese të qytetarëve që janë mërzitur me stagnimin në Kosovë”, u shpreh Gjini.