BallinaShqiptarePjesë e një organizate kriminale, arrestohen dy vëllezër në Divjakë, të dënuar...

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen dy vëllezër në Divjakë, të dënuar me burg në Itali

Të ngjajshme

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se...

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 64”, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Të arrestuarit janë Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç, të dy banues në Divjakë dhe vëllezër me njëri-tjetrin. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Novarës në Itali, që në tetor të vitit 2024 i ka dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” – Saimir Metushi me 7 vite burgim dhe Roland Metushi me 5 vite.

Operacioni u zhvillua pas sigurimit të informacionit të saktë për vendndodhjen e tyre. Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Materialet procedurale mbi arrestimin janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tyre në Itali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz