Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroj kundër përgjigje ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia, duke i quajtur këto një “kurth”, gjatë një takimi me ministrin suedez të Mbrojtjes, Pål Jonson.
Pistorius e përshkroi këtë si një “kurth përshkallëzimi”, duke thënë sr ‘nuk do t’i bëjmë këtë nder presidentit rus, Vladimir Putin’.
Ai iu referua një vale shkeljesh provokuese të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, që kanë shkaktuar zemërim në vendet e prekura. Pistorius theksoi se incidentet nuk kanë përfshirë ende agresion të hapur.
“Por ky është një parakusht për ndërhyrje kinetike, fizike”, u shpreh ai, duke iu referuar thirrjeve për rrëzimin e avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore.
“Për këtë arsye, duhet ta themi qartë: nuk do të lejojmë të provokohemi, por jemi të pranishëm. Do të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe do t’i shoqërojmë ata jashtë hapësirës sonë. Të duruar dhe të përmbajtur, por duke e bërë të qartë se jemi këtu dhe mund të veprojmë më shumë, në çdo kohë. Pilotët e ‘Eurofighter’-ëve dhe ata suedezë janë të aftë të mbrojnë hapësirën ajrore në çdo moment. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe është e qartë edhe për Rusinë”, theksoi ai.

Lexo edheShoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”. Sipas njoftimit, tryeza mbahet sot, me fillim në ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë. “Ftesa drejtohet për përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim të adresimit të situatës aktuale politike dhe nevojës për të ndërtuar unitet e stabilitet politik në përputhje me interesin shtetëror dhe nacional. Për ne, si Shoqata, uniteti dhe konsolidimi i institucioneve të vendit janë të një rëndësie të veçantë në mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës në përballje me sfidat e brendshme dhe të jashtme. Për çfarëdo sqarimi ose konfirmimi të pjesëmarrjes ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (jo më vonë se 1 ditë para mbajtjes së tryezës) në numrin e telefonit 045 101 620 apo përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftim.
Ai tha se maturia dhe forca nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi, e plotësojnë njëra-tjetrën.
Në lidhje me përforcimin e pranisë së NATO-s në krahun lindor, ministri suedez Jonson deklaroi se tani është koha për solidaritet dhe veprim konkret.
Nga ana e tij, Pistorius tha se pas çmontimit të planifikuar të avionëve të zbulimit AWACS, Gjermania po shqyrton blerjen e avionit të paralajmërimit të hershëm “GlobalEye”, të prodhuar nga kompania Saab.
“Po, ky është gjithashtu një opsion për Gjermaninë. Po punojmë për këtë. Ende nuk kemi marrë një vendim, por mund të them se ky opsion është në pozicionin e duhur për ta thënë me kujdes” theksoi Pistorius.