back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeShoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e...

Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”. Sipas njoftimit, tryeza mbahet sot, me fillim në ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë. “Ftesa drejtohet për përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim të adresimit të situatës aktuale politike dhe nevojës për të ndërtuar unitet e stabilitet politik në përputhje me interesin shtetëror dhe nacional. Për ne, si Shoqata, uniteti dhe konsolidimi i institucioneve të vendit janë të një rëndësie të veçantë në mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës në përballje me sfidat e brendshme dhe të jashtme. Për çfarëdo sqarimi ose konfirmimi të pjesëmarrjes ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (jo më vonë se 1 ditë para mbajtjes së tryezës) në numrin e telefonit 045 101 620 apo përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...

​Raporti i IKD: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Qeverisja...

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...
- Advertisement -

Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”.

Sipas njoftimit, tryeza mbahet sot, me fillim në ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë.

- Advertisement -

“Ftesa drejtohet për përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim të adresimit të situatës aktuale politike dhe nevojës për të ndërtuar unitet e stabilitet politik në përputhje me interesin shtetëror dhe nacional. Për ne, si Shoqata, uniteti dhe konsolidimi i institucioneve të vendit janë të një rëndësie të veçantë në mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës në përballje me sfidat e brendshme dhe të jashtme. Për çfarëdo sqarimi ose konfirmimi të pjesëmarrjes ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (jo më vonë se 1 ditë para mbajtjes së tryezës) në numrin e telefonit 045 101 620 apo përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz