“Pirati” në formë fantastike: Muriqi shpërthen me dy gola për Mallorcan

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme me RCD Mallorca, duke vazhduar të jetë vendimtar në sukseset e skuadrës së tij.
Pas golit të rëndësishëm të shënuar ndaj Real Madrid, Muriqi ka shkëlqyer sërish, kësaj radhe duke realizuar dy gola në përballjen kundër Rayo Vallecano, duke i dhënë epërsinë 2-0 ekipit të tij.
🚨 VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES!
🇪🇸 MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz
— KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026
Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur kosovari përfitoi nga një asistim i saktë i Samu Costa dhe e dërgoi topin në rrjetë me qetësi. Vetëm katër minuta më vonë, ai goditi sërish, kësaj radhe pas një pasimi nga Zito Luvumbo, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer personale.

Lexo edheChelsea kërkon kthesë ndaj Manchester Cityt në një përballje vendimtare
⚽️ Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) April 12, 2026
Me këto dy realizime, Muriqi konfirmon statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas këtë sezon, duke qenë një armë kyçe në repartin ofensiv.
“Pirati” duket se nuk ka ndërmend të ndalet, duke i dhënë skuadrës së tij besim dhe rezultate pozitive në një fazë vendimtare të sezonit dhe kështu të mbijetoi në La Liga. /GazetaExpress/














