“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa
dp

Lexo edhePse SHBA ia dha “Dialogun Strategjik” Serbisë sipas Daniel Serwer?

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime për mbrojtje nga vapa për kategoritë e ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Pirja e ujit, qëndrimi nën hije e veshja e rrobave të lehta janë disa prej këshillave.
Gjithashtu kërkohet që të mos lihen fëmijët brenda makinave.
“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Lexo edhePse SHBA ia dha “Dialogun Strategjik” Serbisë sipas Daniel Serwer?
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj”, shkruan IKSHP.