Pilotja heroike ngushëllon pasagjeren, pasi mrekullisht shpëton avionin nga rrëzimi (Foto)
BILLI

Lexo edheQëllohen më armë inspektorët ndërkombëtarë, që hetonin sulmin kimik në Douma të Sirisë (Foto)

Pilotja heroike e njohur si “me nerva të çelikut”, me qetësi ka ulur aeroplanin e Southwest Airlines pas një shpërthimi që mori avioni në ajër, ku mbeti e vrarë një grua pasi ajri e thithi atë nga dritarja.
Pasi ka ateruar aeroplani, pilotja heroike arrin edhe të ngushëlloj pasagjerët, duke përqafuar kështu një pasagjere e cila ishte traumatizuar pas kësaj ulje të jashtëzakonshme emergjente, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, transmeton Indeksonline.

Tammie Jo Shults, 56 vjeçare, ish pilote e marinsave dhe një nga gratë e para që fluturonin n një F-18, arriti mrekullisht t’i shpëtojë pasagjerët pasi aeroplani shpërtheu dhe u përfshi nga flakët, duke ulur kështu një ulje emergjente.

Viktima ishte Jannifer Riordan, nënë e dy fëmijëve pasi gjysma e trupit të saj ishte tërhequr nga dritarja.
Sapo avioni kishte rënë në tokë urgjentisht, Shults doli nga kabineti për të ngushëlluar pasagjerët e tjerë në bord.


Lexo edheQëllohen më armë inspektorët ndërkombëtarë, që hetonin sulmin kimik në Douma të Sirisë (Foto)
Pasagjerët e tronditur që i mbijetuan fluturimit e falënderuan atë që ua shpëtoi jetën./Indeksonline/


Pilotja, e cila arriti të shpëtoi pasagjerët nga aeroplani i cili mori flakë

Pilotja gjatë vitit 1990, kur shërbente për Marinsat Amerikan