Piktori i shurdhër nga Llapçeva që i “shkrinë” figurat kombëtare në pikturë (Video)
BILLI·

Me vesh nuk dëgjon, e si pasojë as nuk mund të flasë. Por, Faruk Halilaj, ka edhe një mjet tjetër përveç gjuhës së shenjave me të cilin komunikon. 41 vjeçari është mjeshtër i pikturës, tash e sa dekada.
Burri nga Llapqeva e Malishevës, i ka merak figurat patriotike.
Babai i Farkut, Xhaferi, thotë se qysh në fëmijëri ka shfaqur interesim për vizatime, derisa ka bërë shkollimin për të shurdhër.
Lexo edheLajm i mirë për shoferët shqiptarë që nuk kanë bërë asnjë aksident
“Në Prizren në shkollë ka qenë para luftës. Atje ka mësuar. Pas lufte më nuk ka shku. Atje i ka shtatë vjet shkollë”, thotë ai për Klan Kosovën.
E me vizatimet e tij ka dalë i dobishëm edhe për të tjerët.
Faruku thotë se shumë piktura i ka dhuruar pasi ato nuk dëshiron që t’i shesë.














