back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePezullohet “OJQ-ja militare” serbe

Pezullohet “OJQ-ja militare” serbe

Të ngjajshme

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Është pezulluar veprimtaria e një organizate joqeveritare të serbëve të veriut shkaku i një “aktiviteti militar” që e ka zhvilluar gjatë verës së vjetme. Autoritetet kanë konsideruar se aktiviteti ka rënë ndesh me rendin kushtetues të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në gushtin e vitit të shkuar organizata joqeveritare “Airsoft Club Vukovi” ka organizuar në malin “Koporiçev” të Leposaviqit një lojë airsofti. Ky sport ka karakter lufte dhe në të gara bëhet për ta eliminuar kundërshtarin. Aktiviteti ishte emërtuar “Operation Fenix – Kosovo 2016”.

Disa nga pjesëmarrësit mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta.

Të Fundit

Sport

ShowBiz