Pezullohen katër linja të transportit nga Fushë Kosova drejt Prishtinës, shkaku i problemeve financiare
dp

Lexo edheMusliu: Kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë duhet t’i frikësohen vetëm armiqtë e Kosovës

Tri kompani të transportit kanë bërë të ditur se nuk do të mund ta vazhdojnë përkohësisht shërbimin në këto linja, duke përmendur problemet financiare dhe rritjen e shpenzimeve të operimit, transmeton lajmi.net.
Pezullimi prek linjat Grabovc–Prishtinë–Grabovc, Harilaq–Prishtinë–Harilaq, Hencë–Prishtinë–Hencë dhe Miradi e Epërme–Prishtinë–Miradi e Epërme.
Sipas kompanive, rritja e çmimit të karburantit dhe kostot e tjera të operimit e kanë bërë të vështirë mbulimin e shpenzimeve për vazhdimin e qarkullimit në këto linja.
Vendimi pritet të krijojë vështirësi për banorët e këtyre fshatrave, të cilët i shfrytëzojnë autobusët për udhëtimet e përditshme drejt Prishtinës dhe anasjelltas.

Lexo edheMusliu: Kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë duhet t’i frikësohen vetëm armiqtë e Kosovës
Kompanitë kanë thënë se para pezullimit u janë drejtuar institucioneve përkatëse, me kërkesën që të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e transportit.
Ato presin që institucionet ta shqyrtojnë situatën dhe të ndërmarrin hapa për mundësimin e rikthimit të shërbimit në këto linja./lajmi.net/