HomeLajmePetkoviq: Lista Serbe fitoi të gjitha dhjetë mandatet e rezervuara për serbët

Petkoviq: Lista Serbe fitoi të gjitha dhjetë mandatet e rezervuara për serbët

Të ngjajshme

Sensacion! Oriola Marashi ‘përvëlon’ me asetet bombastike

Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen në...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për inteligjencën...

Pedro Neto shënon gol të bukur në miqësore ndaj Nigerisë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e parë në...

Drejtori i zyrës serbe e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtur zyre e qeverisë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje “ka fituar të gjitha dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb në Kosovë”.

Petkoviq ka thënë se Lista Serbe ka fituar më shumë vota sesa në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, dhe se ky rezultat është tregues i mbështetjes së votuesve për këtë opsion politik.

“Dëshiroj t’i përgëzoj popullin serb të guximshëm dhe të vendosur, si dhe Listën tonë Serbe, të cilët edhe një herë treguan sa e madhe është forca e unitetit dhe e bashkimit serb, duke fituar me votat serbe (…) të gjitha dhjetë mandatet”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja në votime në mjediset me shumicë serbe ishte më e lartë se 50 për qind.

“Populli ynë, me votat e tij, tregoi qartë se i beson vetëm shtetit të tij, Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe se dëshiron të përfaqësohet vetëm nga Lista Serbe”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai në propagandën e tij paraqiti pretendime për “parregullsi në procesin zgjedhor”, duke shtuar se “ekziston një synim që një mandat t’i takojë Nenad Rashiqit”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz