back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaRegjionaleMe peticion kërkohet mbrojtja e Kompleksit të familjes Jashari

Me peticion kërkohet mbrojtja e Kompleksit të familjes Jashari

Të ngjajshme

Kontributi dhe flijimi i Familjes Jashari paraqesin shembull të paprecedentë në historinë botërore se çfarë sakrifice tej-njerëzore mund të bëjë një familje për hir të të drejtës më themelore dhe vlerës më të rëndësishme njerëzore: LIRISË.

Kështu nis peticioni drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari.

Aty thuhet se ky Kompleks është lënë pa mbrojtje dhe nën mëshirën e kushteve atmosferike, ku rrezikohen të shkaktohen dëme të pariparueshme.

“Ndërtesat e këtij Kompleksi nuk janë thjesht objekte, ato janë mesazh për të tashmen e të ardhmen, për ne e për gjithë botën, se e drejta për liri e një populli reziston e triumfon përballë çfarëdo force pushtuese e sunduese”, thuhet më tej aty.

Teksti i plotë i peticionit:

PETICION DREJTUAR QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari

Kontributi dhe flijimi i Familjes Jashari paraqesin shembull të paprecedentë në historinë botërore se çfarë sakrifice tej-njerëzore mund të bëjë një familje për hir të të drejtës më themelore dhe vlerës më të rëndësishme njerëzore: LIRISË.

Kështu, vepra e Familjes Jashari, përveç kombëtare, është edhe vlerë, pasuri e trashëgimi kulturore e historike universale. Dëshmi fizike e simbolikë përfaqësuese e kësaj vepre është Kompleksi i Familjes Jashari, i cili pa mbrojtjen e përkujdesjen e duhur, i lënë në mëshirën e kushteve atmosferike, rrezikon të dëmtohet pariparueshëm apo të rrënohet i tëri. Ndërtesat e këtij Kompleksi nuk janë thjesht objekte, ato janë mesazh për të tashmen e të ardhmen, për ne e për gjithë botën, se e drejta për liri e një populli reziston e triumfon përballë çfarëdo force pushtuese e sunduese.

Nisur nga këto, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka detyrim njerëzor, moral, kombëtar, shtetëror e ligjor që ta ruaj këtë trashëgimi kulturore e historike, kombëtare e universale.

Prandaj, përmes nënshkrimit të këtij peticioni, i drejtohem Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit të Familjes Jashari nga rreziqet aktuale, në ndërkohë që harton projektin për konservimin dhe mbrojtjen e duhur afatgjate të këtij institucioni.

#TaRuajmëHistorinë

#TaShpëtojmëKompleksinEFamiljesJashari

 

 

- Advertisement -

Të Fundit