HomeLajmePësoi dëmtime serioze nga vërshimet, mbyllet një urë në Drenas

Pësoi dëmtime serioze nga vërshimet, mbyllet një urë në Drenas

Të ngjajshme

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje...

Sulmon djalin me mjet të fortë dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet llapjani

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se...

Drama në Podujevë: Rrahu djalin dhe tentoi të hidhej nga kati i dytë, ndërhyn policia

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se...

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë, në afërsi të varrezave të Drenasit.

Kjo urë është mbyllur pasi, ka pësuar dëmtime serioze pas vërshimeve të fundit.

“Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 përkohësisht deri në një njoftim të radhës. Komuna e Drenasit, në ditët në vazhdim, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Në këtë njoftim thuhet se njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe po e monitorojnë situatën.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë dhe të përdorin rrugët alternative deri në sanimin e saj. Komuna e Drenasit i falënderon qytetarët për mirëkuptim”, thuhet ms tjerash në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz