Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra, dyshohet për keqpërdorim të armëve zyrtare
dp

Lexo edhePolicia identifikon të dyshuarin për përdorim të armës në Rahovec

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare.
Në komunikatën për media thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa SHKK mbetet e përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave institucionale.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore,” – thuhet në njoftim.

Lexo edhePolicia identifikon të dyshuarin për përdorim të armës në Rahovec
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga organet kompetente dhe pritet që institucionet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme sipas ligjit./IndeksOnline/