back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportPërzgjedhësi i Suedisë e vlerëson Kosovën, flet edhe për Isak

Përzgjedhësi i Suedisë e vlerëson Kosovën, flet edhe për Isak

Të ngjajshme

Kosova kalon në epërsi ndaj Suedisë

Kosova ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Suedisë,...

Aksident i rëndë në Has, vdes shoferi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...

Kosova po e befason Suedinë pas pjesës së parë, 2-0 në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj asaj të Suedisë...

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, duke vlerësuar lartë kundërshtarin.

“Kosova është një ekip i shkëlqyer, e do futbollin dhe ka ide të qarta për lojën. I pëlqejnë pasimet e shkurtra dhe e kemi parë edhe në Ligën e Kombeve se ka treguar paraqitje të mira. Megjithatë, ne jemi të përqendruar tek objektivat tanë”, ka deklaruar Tomasson.

Strategu danez foli edhe për situatën e sulmuesit Alexander Isak, duke lënë të kuptohet se nuk do të rrezikohet nga minuta e parë.

“Para ndeshjes me Slloveninë pati vetëm tre seanca stërvitore, ndërsa tani ka zhvilluar pesë të tilla. Në atë ndeshje, nëse rezultati do të ishte 1-1, me siguri do të aktivizohej. Por tani duhet të shohim edhe aspektin afatgjatë, jo vetëm atë afatshkurtër”, theksoi ai.

Kosova dhe Suedia do të përballen nesër në kryeqytetin kosovar, në një ndeshje të rëndësishme të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz