back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmePërvjetori i masakrës së Rezallës, Osmani: Lavdi përjetë – S’do të ndalemi...

Përvjetori i masakrës së Rezallës, Osmani: Lavdi përjetë – S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Të ngjajshme

Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë tërë mandatit të tij...

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e...

Haaland thyen një rekord të madh në Premierligë

Erling Haaland ka thyer një rekord unik në ligen...

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar e masakrës së Rezallës në përvjetorin e 26 të shënimit të saj.

Osmani ka deklaruar se kjo masakër ka qenë pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje, duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

Postimi:

Presidentja Vjosa Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Rezallës

Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore.  Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë.

Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përheherë.

Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz