back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaShqiptarePërvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Të ngjajshme

Fillon seanca ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit

Në Gjykatën e Apelit, po mbahet seanca gjyqësore ndaj...

Pitt po kërkon miliona euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij?

Beteja ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie për vreshtarinë e tyre...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në “arrest shtëpie” në Vlorë, pasi përvetësoi 20 milionë lekë përmes mashtrimit.

Prokuroria Vlorë njoftoi sot se avokati D.M akuzohet për tre vepra penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe kërkoi “arrest me burg” për të, por gjykata caktoi “arrest shtëpie”.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin të nisur një vit më parë, mbi bazën e kallëzimit me shkrim të shtetasit S.S dhe B.E. dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se shtetasi D.M ka përvetësuar pasurinë e viktimave të veprës penale S.S dhe B. E, në vlerën 19.200.000 lekë (të reja) duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdoruar besimin e viktimave, me qëllim për të përfituar padrejtësisht vlerat monetare dhe duke konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda dhe më shumë se një herë””, njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu njoftoi më tej Prokuroria “duke marrë në konsideratë lëvizjet e kryera në llogarinë bankare ku menjëherë pas kalimit të shumës së parave në llogari bankare nga përmbaruesi, personi nën hetim ka kaluar një pjesë te konsiderueshme të tyre (2.000.000 lekë) në llogarinë e shtetasit E.A  me përshkrimin këst për blerje apartamenti ka të dhëna të mjaftueshme për të dyshuar se personi nën hetim ka konsumuar edhe elementët e veprës penale pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Sa më sipër, Prokuroria e Vlorë me datë 04.11.2025 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin D.M.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka caktuar masën e sigurimit “arrest ne shtëpi”, masë e cila është ekzekutuar sot.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz