BallinaLajmePërveç rrymës në veri, nuk paguhet as uji i shpenzuar

Përveç rrymës në veri, nuk paguhet as uji i shpenzuar

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Për ndryshim nga energjia elektrike shpenzimet e së cilës u faturohen qytetarëve të Kosovës, për ujin që shpenzojnë serbët e veriut të Kosovës paguan Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka pranuar se veriu ka borxh për ujë 9 milionë euro, të cilat sipas tij do t’i paguajë BE-ja

Përveç energjisë elektrike serbët e komunave veriore të Kosovës edhe ujin e kanë falas, pasi që për ta paguan Qeveria e Kosovës, ndonëse vetëm rreth 10 për qind të borxhit. Pos kësaj ujësjellësi rajonal “Mitrovica” ua dërguan ujin komunave Veriu i Mitrovicës dhe Zveçan me çmime shumë më të ulëta se që u faturohen shqiptarëve në jug, shkruan Zeri.

Kompania ujësjellësi rajonal “Mitrovica” u dërgon ujin rregullisht, por faturimin ia adreson Qeverisë së Kosovës për subvencionim. E ndërkaq shqiptarët e veriut të Kosovës të paktën për mospagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe të ujit janë të barabartë me serbët e asaj pjese, ndonëse drejtuesit e ndërmarrjes komunale shërbyese “Ibar” në veri të Mitrovicës janë përpjekur t’ua faturojë shqiptarëve ujin e harxhuar, sikurse që është përpjekur disa herë edhe kompania serbe për furnizim me energji elektrike “Elekstrokosmet”, por nuk ka arritur asnjëherë që ta mbledhë asnjë cent të borxheve.

Veriu i Mitrovicës dhe Zveçani i kanë borxh shtetit të Kosovës 12 milionë euro për ujin e shpenzuar, i cili nuk u faturohet fare shpenzuesve në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz