Përveç fitores për Kosovën, Vedat Muriqi kishte edhe një festë tjetër
BILLI
Lexo edheReagimi Berishës pas fitores së Kosovës, ka edhe një video
Mbrëmë Kosova shënoi fitore ndaj Bullgarisë në takimin e zhvilluar në Sofje, i cili përfundoi me rezultat 2-3.
Goli i dytë i Kombëtares së Kosovës u shënua nga futbollisti Vedat Muriqi i cili dhe barazoi rezultatin në 2 me 2, ndërsa Rashani shënoi golin vendimtar në 2-3, shkruan GazetaBlic.
Por, përveç fitores me Kombëtaren, dita e djeshme ishte festë e dyfishtë për futbollistin Vedat Muriqi, krejt kjo pasi nëna e tij kishte ditëlindjen pikërisht në këtë datë (10 qershor).
“Urime ditëlindjen për gruan më të mrekullueshme”, shkroi Muriqi në fotografinë e publikuar në Instagram.
Lexo edheReagimi Berishës pas fitores së Kosovës, ka edhe një video
Dy ndeshjet e radhës për Kosovën do jenë në muajin shtator, ajo me Çekinë dhe më pas Anglinë./GazetaBlic
