Persona të armatosur grabisin zarfa me para nga posta private në Duhel, policia jep detaje (Video)
dp

Lexo edheBajrami ironizon me Kurtin: Albin ‘gjeniu’ e paska gjet një organizatë që e renditë Kosovën para Belgjikës, Francës dhe ShBA-së

Sot në mëngjes, rreth orës 07:45, një 44-vjeçar ka raportuar në polici se është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur në dalje të autostradës, në fshatin Duhel të Suharekës, transmeton IndeksOnline.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima, i cili drejtonte një automjet të tipit “kombi” që transportonte postë private, është ndaluar nga disa persona të dyshuar, të cilët nën kërcënim dhe me forcë i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime fizike. Ai ka deklaruar se nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura.
“Policia ka reaguar menjëherë dhe ka nisur një hetim intensiv për zbardhjen e rastit. Dyshohet se grabitësit ishin disa persona të armatosur, të cilët pas grabitjes janë larguar me një automjet të tipit “Golf””, ka thënë Bytyqi.

Lexo edheBajrami ironizon me Kurtin: Albin ‘gjeniu’ e paska gjet një organizatë që e renditë Kosovën para Belgjikës, Francës dhe ShBA-së
Hetimet po vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të autorëve të kësaj grabitjeje të armatosur./IndeksOnline/