BallinaJetëPërse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve

Përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza para syve

Të ngjajshme

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Po jua tregojmë menjëherë që nuk ka arsye për brengosje, nëse pikat ju shfaqen vetëm pasi që të jeni ngritur vrullshëm.

Nëse para syve shpesh ju dridhen pikëza të zeza, që nuk kanë lidhje ne ngritjen e vrullshme, atëherë duhet të shkoni te mjeku.

Te njerëzit të cilët kanë të shtyrë hipertensionin ortostatik, ngritja më shumë se tre minuta çon në rënie të shpejtë të shtypjes së gjakut, që mund të shkaktojë marramendje apo shikim të mjegulluar.

“Te personat e tillë gjendja në çast bëhet gjithnjë e më e keqe, në fund patjetër duhet të ulen për t’u stabilizuar”, thotë profesori i neurologjisë në Universitetin e Harvardit, Christopher Gibbons.

“Fjala është për njerëzit të cilët ndiejnë sikur do të humbin vetëdijen, derisa qëndrojnë në radhë afër arkës së dyqanit për të bërë pagesën”.

Gibons dhe ekipi i tij besojnë që marramendja dhe humbja e shikimit me rastin e ngritjes mund të jenë shenja të hershme të sëmundjeve neurologjike si p.sh. sëmundja e Parkinsonit.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që duhet të shkoni vrap te neurologu herën tjetër kur para syve ju shfaqen pikëzat e zeza.

Mund të ekzistojë arsye plotësisht e parrezikshme, si p.sh. efektet anësore të disa barnave, dehidratizimi dhe thjesht, plakja.

”Pothuajse secili nesh ndonjëherë përjeton probleme të çastit kur ngrihemi vrullshëm, posaçërisht kur jemi të sëmurë apo të dehidratizuar”, thotë dr. David Zapala.

Megjithatë, nëse pikëzat e errëta shfaqen para syve shpesh, por jo vetëm herë pas here, Zapala propozon që të shikoni shprehitë tuaja dhe shëndetin tuaj, sepse sëmundjet e zemrës, diabeti dhe pesha e madhe trupore gjithashtu mund të jenë shkaktarë përse ndonjëherë shihni pikëza të zeza.

“Pasojat e ushqimit të keq, e pirjes së duhanit apo e konsumimit të tepërt të alkoolit, e pasivitetit fizik nuk shfaqen menjëherë. “Është efekt afatgjatë”, paralajmëron Zapala.

Mirëpo, nëse ju nevojitet pak motivim që t’i kushtoni më shumë kujdes shëndetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz