back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmePërplasje në KQZ për votimin me asistencë në raundin e dytë të...

Përplasje në KQZ për votimin me asistencë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Të ngjajshme

Mbi 175 mijë qytetarë kanë votuar deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar linkun ku...

AAK thërret konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot...

Drejtoresha e Down Syndrome: Qytetarët me aftësi të kufizuara nuk po lejohen të votojnë

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Down Sindrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri,...

“Përplasje” në një qendër votimi në Gjakovë, qytetarja nuk lejohet të asistojë prindërit

Një problem është evidentuar në shkollën “Fehmi Agani” në...

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës rreth daljes së qytetarëve për të votuar deri në ora 11:00.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i publikoi listën e votuesve në përqindje, por që u përballë me një pyetje se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk po lejohen të votojnë as me asistencë në shkollën “7 Marsi” në Emshir (Kalabri) në Prishtinë.

Radoniqi ka reaguar duke thënë se duhet pasur një leje mjekësor rreth gjendjes së personave në këtë situatë.

“Personat që nuk dinë shkrim dhe lexim kanë të drejtë vote me asistencë, asistenca e tyre mund të shkoj deri te kutia e votimit, por jo të votohet për ta”, tha ai.

“Sipas rregullave tona, personat që kanë nevojë për asistencë, duhet të kenë një dokumentacion mjekësor që dëshmon se ai nuk mund të votojë, ndërsa informata për këtë situatë është dhënë me kohë”, shtoi Radoniqi.

Me të përfunduar fjalimin e tij, Arjanit Elshani nga PDK, anëtar në KQZ ka kërkuar që të sqarohet se si të votojë një 100-vjeçare nga Fushë Kosova, pasi ajo ka nevojë për asistencë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz