BallinaPërplasen Haliti e Zemaj për vrasjet e pasluftës

Përplasen Haliti e Zemaj për vrasjet e pasluftës

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka akuzuar partnerin në koalicionin qeverisës LDK-në, se njerëzit e tyre kanë kontribuar në akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Rubikon të KTV-së ai tha se këto akuza po e krijojnë Gjykatën Speciale. Megjithatë Haliti theksoi se kjo gjykatë do të shërbejë për pastrim emrash.
E Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se në Kosovë kanë ndodhur vrasje gjatë dhe pas luftës dhe se për këto çështje duhet të ketë drejtësi. Zemaj theksoi se është kërkuar që periudha e hetimit e Gjykatës Speciale të mos jetë vetëm deri në dhjetorin e vitit 2000, por edhe në vitet e mëvonshme.
Këtu, ai tha se përfshihet edhe vrasja e axhës së tij, Tahir Zemaj.
Ndërkaq kategorikisht kundër themelimit të kësaj gjykate ishte Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz