back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditPërpjekja e 25’të për konstituim, Kurti e Limaj s’ranë dakord për kryeparlamentarin,...

Përpjekja e 25’të për konstituim, Kurti e Limaj s’ranë dakord për kryeparlamentarin, VV vazhdon ta “obligojë” opozitën t’ia votojë Haxhiun

Të ngjajshme

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Rritet numri i gjobave – telefon, shpejtësi e semafor, shkeljet më të shpeshta në trafik

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar...

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në tryezë, kryesish të kafeneve në Prishtinë, ka pasur takime në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e atij të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Të dytë udhëheqin subjekte socialdemokrate, gjë për të cilën Kurti gjatë një interviste në RTK më 20 maj, e cila gjerësisht në opinion u konsiderua si “intervistë ledhatuese”, Kurti tha se “VV dhe NISMA do duheshin të ishin parti simotra”.

Aty, Kurti kishte thënë se “nuk mund ta pranojnë Fatmir Limajn si kryeparlamentar për faktin se ka vetëm tre deputetë”.

Por, si një argument shtesë, ai përmendi dy partitë e koalicionit, GUXO e Alternativa që bashkë numërojnë 7 nga 48 deputetë sa ka në total Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend – rezultat i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tash unë jam në koalicion me partinë Guxo dhe Alternativa, partia Guxo i ka 6 deputetë, dhe tash një parti me 3 deputetë, të ja jap kryeparlamentarin kur e kam koalicion me një parti që e ka dyfishin, kjo e dëmton pariparueshëm  arkitekturën e marrëveshjes paraprake që ka VV me partinë Guxo dhe Alternativa, pra nuk ishte gjë e mundur”, ka thënë Kurti.

Vetë Fatmir Limaj gjatë një interviste në “Pressing” të T7, më 26 maj, kishte thënë se “ka kërkuar nga Kurti bashkëpunim në nivel Kuvendi”.

“Nisma nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë”, kishte thën Limaj – duke pranuar se diskutim ka qenë pozita e kryeparlamentarit.

“Frika e Kurtit”, nga partnerët e koalicionit është racionale, bazuar në deklarimet publike që janë bërë nga Donika Gërvalla e Mimoza Kusari-Lila, kryetare të Guxo respektivisht Alternativa.

Donika Gërvalla, kundërshtoi idenë që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit, duke theksuar se një parti me vetëm tre deputetë nuk mund të pretendojë për pozicionin e dytë më të lartë në shtet – duke i dhënë kuptim asaj që tha Kurti, që nënkupton “frikë e brendshme për humbje mandatesh”.

Edhe Mimoza Kusari-Lila, më 1 qershor ka shkruar në Facebook për pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje që të vazhdojë të kandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamtare.

Të hënën kjo do të ndodh për herën e 25.

Teksa, Kurti ka provuar marrëveshje me Limajn, gjë që nuk ka ndodhur – tashmë i është kthyer kritikave ndaj opozitës për “bllokim të Kuvendit”, përkundër se negociatat e tija me Limajn dolën të pasuksesshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz