back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePërparim Rama pyet ministrin në detyrë të Financave: Pse nuk po i...

Përparim Rama pyet ministrin në detyrë të Financave: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të qëllimshëm të mjeteve financiare që, sipas tij, po pengojnë pagesën e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë të transportit publik.

Rama tha se shërbimet në kryeqytet janë ndërprerë dhe punëtorët kanë mbetur pa paga, ndërsa komuna, sipas tij, është në pritje të transferimit të fondeve nga ministria. Ai rikujtoi se javën e kaluar Asambleja komunale votoi bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime – siç theksoi ai – kanë mundur të mbulohen nga të hyrat vetanake prej 35 milionë eurosh dhe nga grantet qeveritare të cilat, sipas tij, nuk kërkojnë votim, por vetëm miratim nga ministri.

Kryetari përmendi se komuna ka qenë e detyruar të përdorë gjithçka të mundshme për të siguruar pagat e punëtorëve, përfshirë edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku u votuan 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024. Ai kujtoi se këto mjete ishin bllokuar tri herë radhazi nga asamblistët e Vetëvendosjes, të cilët më pas – siç tha – dolën publikisht duke pretenduar se “e shpëtuan kryeqytetin”.

“Qytetarët e dinë se, nëse buxheti nuk do të ishte bllokuar më herët, nuk do të kishte nevojë për ‘çbllokim’,” tha Rama, duke shtuar se në fund i falënderon të gjithë ata që votuan në interes publik.

Ai i drejtoi ministrit Murati një sërë pyetjesh, duke kërkuar sqarime pse mjetet ende nuk janë lëshuar, nëse po krijohet qëllimisht një krizë tjetër për përfitime politike, apo nëse – siç u shpreh – po praktikohet “mbajtja peng e mjeteve publike për interesa ditore”.

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur kryeqyteti po përballet me ndërprerje të shërbimeve të transportit publik dhe me paralajmërime për radikalizim të veprimeve nga punëtorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz