BallinaLajmePërmbytjet në Shkodër, bashkë me ujin dhe peshqit në rrugë

Përmbytjet në Shkodër, bashkë me ujin dhe peshqit në rrugë

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Sërish në NënShkodër dhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ka pasur rritje të nivelit të ujit.

Mëngjesin e sotëm ka pasur dhe një dalje të lehtë të Bunës mbi pedonale pranë Urës së Bunës.

Zona më e kërcënuar në qytetet mbetet periferia perëndimore e qytetit, zona e Livadheve prane ish Zukthkashtës, që laget nga Liqeni Shkodrës dhe Lumi Buna.

Disa banesa janë përmbytur kanë uje brenda, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zones në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.

E ndërsa mbledhin peshk, banorët bëjnë apel për ndihmë. “Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thotë një banor.

Por pak më në brendësi të periferisë së qytetit, në zonën e Livadheve njerëzit po flenë mbi ujë, banesat janë përmbytur dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar. Ky eshte Arjan Alia femijet e tij po flene mbi uje.

Arjan Alia, banor i zonës po mundohet të shpëtoje çtë mundet nga orenditë shtëpiake.

Në të gjithë NënShkodrën dhe periferinë e qytetit janë 4700 ha toka nën ujë, mbi 400 shtëpi të rrethuara nga uji e rreth 20 banesa të përmbytura.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz