Përmbytjet në Laç të Shqipërisë marrin jetën e një 48 vjeçari
03

Lexo edheGjendet varr masiv në oborin e shtëpisë së Ali Ahmetit në Kërçovë (Foto)

Një 48-vjeçar ka humbur jetën në orët e vona së të hënës për shkak të përmbytjeve në Laç. Policia njoftoi se Kol Menga, banues në Laç, gjeti vdekjen në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”.
Nga hetimet e para, rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë.
Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.
Lexo edheGjendet varr masiv në oborin e shtëpisë së Ali Ahmetit në Kërçovë (Foto)
/Top Channel/