Përmbytet varka, zhduken rreth 100 migrantë
03

Lexo edheErdogan: Ata që dështuan më 15 korrik kërkojnë mënyra tjera për grusht shteti

Rreth 100 migrantë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në brigjet e Libisë, ndërsa rreth 280 janë shpëtuar, njoftoi sot marina e këtij shteti të Afrikës veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Theksohet se migrantët, shumica nga Afrika, u nisën në rrugën e rrezikshme përmes Detit Mesdhe në disa mjete lundrimi.
Të gjithë të zhdukurit gjendeshin në gomone e cila u përmbys gjatë lundrimit. Marina thekson se të mbijetuarit, të cilët janë gjetur të martën, janë transferuar në bazën detare në kryeqytetin Tripoli.
Lexo edheErdogan: Ata që dështuan më 15 korrik kërkojnë mënyra tjera për grusht shteti
Bregu perëndimor libian këtë vit është rruga përmes së cilës migrantët afrikanë tentojnë të arrijnë në vendet evropiane.