BallinaLajmePërleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të plagosur

Përleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të plagosur

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, Itali. Sipas karabinierëve, konflikti dyshohet se ka shpërthyer për motive të dobëta, duke përfshirë disa anëtarë të dy familjeve të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Në përfundim të përleshjes, gjashtë burra janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa pesë prej tyre, me moshë nga 27 deri në 66 vjeç, kanë pësuar lëndime. Tre nga ta janë dërguar në spital me lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta, shkruan noa.al.

Gjykata e Barit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të gjashtë të ndaluarit, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta që çuan në këtë përplasje të dhunshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz