Përleshje mes disa personave në Lipjan, dy prej tyre pësojnë lëndime
dp

Lexo edheIsh-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime

Një përleshje në mes disa personave ka ndodhur të mërkurën, më 04.02.2026, rreth orës 17:40 në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti-zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Ahmeti më tutje thotë se gjatë kësaj përleshjeje janë lënduar dy persona, njëri me mjet të fortë, kurse tjetri me mjet të mprehtë.
Të lënduarit, sipas saj, janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lexo edheIsh-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime
“Sot rreth orës 17:40, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë e tjetri me mjet të mprehtë). Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast”- ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./Indeksonline/