BallinaRegjionaleDrenasPërleshje me armë zjarri në Drenas, vritet një person

Përleshje me armë zjarri në Drenas, vritet një person

Të ngjajshme

Trump: Lufta në Iran është fituar, nuk do të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka...

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grabitje dhë shmangie të drejtësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Vdes xhaxhai i Angelina Jolie-s

Chip Taylor, xhaxhai i Angelina Jolie dhe njeriu që shkroi këngën...

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Drenasit. Ndërkohë tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Nekoc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thotë ajo.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor derisa policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe është në kërkim të tyre

“Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz