Përleshen fizikisht burrë e grua në Deçan, ndërhyn policia
dp

Lexo edheVdekjet në vendin e punës, nis aksioni 15 ditor i inspektimeve në gjithë Kosovën – çka përfshin vendimi

Sipas njoftimit zyrtar, në rast janë përfshirë dy persona të dyshuar – një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare, të cilët janë çift bashkëshortor. Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, situata ka eskaluar në përleshje fizike, raporton lajmi.net
Autoritetet bëjnë të ditur se nuk janë raportuar persona të lënduar si pasojë e incidentit. Pas ndërhyrjes së policisë dhe intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare-çift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve rasti vazhdon në procedurë të rregullt.“, thuhet mes tjerash në raportin e policisë./Lajmi.net/

Lexo edheVdekjet në vendin e punës, nis aksioni 15 ditor i inspektimeve në gjithë Kosovën – çka përfshin vendimi