BallinaLajmePërkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen...

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.

Në ceremoninë përkujtimore u nderuan të gjitha viktimat që u vranë me plumba dhe gaz, u dogjën në krematoriume ose vdiqën nga kushtet e tmerrshme në kampet e përqendrimit dhe nga aksionet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti theksoi se këto krime mizore dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes të cilit sot emërtohen vrasjet dhe shkatërrimet e qëllimshme, pjesërisht ose tërësisht, ndaj një komuniteti etnik, kombëtar, fetar apo racor.

Duke u ndjerë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, Kurti vuri në dukje se populli i Kosovës ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i këtyre krimeve. Ai shtoi se kujtimi i viktimave të Holokaustit është një mënyrë për të mos harruar vuajtjet dhe dhimbjen, dhe për të rikujtuar ngjarjet që ato të mos përsëriten.

Postimi i plotë: 

Pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha vumë kurorë me lule në përkujtim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, që u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes së cilit ne sot i emërtojmë aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor.
Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, populli jonë ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i tyre. Andaj edhe sot, si në çdo përvjetor, i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz