Kapiteneria detare e Vlorës ka urdhëruar që të gjitha mjetet e vogla lunduruese dhe anijet e peshkimit e kanë të ndaluar daljen në det duke nisur nga ora 10:30 e ditës së nesërme deri në mëngjesin e së premtes, për shkak se pritet përkeqësim i motit.
Raportohet se për shkak të pëkeqësimit të motit era në det do të fryjë nga jug perëndimi me shpejtësi deru në 15-20m/s.
Njoftimi:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 21-22.08.2025
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS, HIMARËS DHE NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.08.2025.
2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE HIMARËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË, PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.08.2025.