back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaShqiptarePërgjaken rrugët/ Shtohen aksidentet me vdekje, policia “e dorëzuar”

Përgjaken rrugët/ Shtohen aksidentet me vdekje, policia “e dorëzuar”

Të ngjajshme

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Numri i aksidenteve rrugore këtë sezon veror ka pasur një trend në rritje krahasuar me muajt e parë të këtij viti. Vetëm gjatë javës së fundit të muajit korrik u regjistruan 10 aksidente, ku ndër to, 3 u shënuan në Qarkun e Korçës ditën e shtunë, me pasojë 7 të plagosur.

Gjashtë mujori i 2019-ës, ka regjistruar 714 aksidente në të gjithë vendin, me pasojë 858 të plagosur dhe 102 persona të vdekur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjashtë mujori i këtij viti numëron 4 persona më shumë të vdekur dhe 113 persona të plagosur më pak.

Muaji qershor i këtij viti, mban rekordin e numrit të aksidenteve për 6 mujorin e parë të 2019-ës, duke regjistruar 131 aksidente. Për pasojë, kanë mbetur të vdekur 26 persona dhe të plagosur 161.

Shkaktarët kryesore në aksidente vazhdojnë të mbeten drejtuesit e mjeteve. Për qershorin, rreth 92% e aksidenteve janë shkaktuar nga ta. Problematike mbetet tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, përdorimi i celularit, apo edhe mosruajtja e distancës së sigurisë në rrugë.

Pjesa tjetër e shkakut të aksidenteve i takon këmbësorëve të cilët refuzojnë të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar me semafor të kuq, apo në mungesë të mbikalimeve ose refuzimit të tyre, kalojnë mbi trafikndarëse.

Numri i lartë i aksidenteve gjatë sezonit veror lidhet me fluksin e madh të automjeteve që hyjnë në vendin tonë. Kthimi i emigrantëve dhe pushuesit, e rëndon trafikun dhe qarkullimin në rrugët kryesore të vendit.

Megjithatë, policia rrugore prej nisjes së sezonit veror ka shtuar masat me qëllim reduktimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve rrugore. Sezoni veror ka regjistruar gjithmonë rritje te aksidenteve per shkak se pjesa me e madhe e drejtuesve te mjeteve ne sezon pushimesh janë më të pavëmendshëm, ecin me shpejt dhe përdorin më shumë alkool.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz