back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaShqiptareÇmimet në Ulqin bien 30 për qind për shkak të sezonit të...

Çmimet në Ulqin bien 30 për qind për shkak të sezonit të dobët

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Për dallim nga vitet tjera në Ulqin ka rënë turizmi, dhe kjo vërhet fare lehtë edhe në rezervimet online që bëhen në internet, ku çmimet kanë rënë në 30 % pikërisht për shkat të sezonit të dobët, trasnmeton Gazeta Metro.

Një kërkim i thjeshtë në Google, dhe i sheh çmimet që kanë zbritur pak me pak se gjysma, gjë e cila është shqetësuese për bizneset në Ulqin.

Po t’i krahasosh çmimet me ato të vitit të kaluar vërehet zbritja! P.sh dhomat dhe apartamentat, që përfshijnë dy dhoma, tualet, ‘wifi free’, etj, këtë vit kushtojnë 7 euro për person ndërsa vitin e kaluar 10 euro.

‘Edita 1’, këtë vit ofron dhoma me qira për 7 euro nata, ndërsa verën e vitit të kaluar çmimin e kishte 10 ndoshta edhe më shumë, me të njëjtat kushte që ka sot.

Pra, 7-8 10 euro më së paku kushton qëndrimi për një person, tek Plazha e Vogël. Një dhomë e cila plotëson kushtet kryesore për pushim kushton 25 euro, hapësirë për tre persona, ndërsa 20, për dy persona.

Në Kala është më ndryshe, atje gjeni apratamente për 6 persona, të cilat kushtojnë nga 40-60 euro, vitin e kaluar çmimet ishin më të mëdha, ku shkonin deri 80 a 100.

Çmimi i bukës ne marketet e qytetit është ngjashëm si me ato në Kosovë, një bukë kushton rreth 45 cent. Një shishe ujë ne Ulqin kushton rreth 50 cent, ndërsa produktet e mishit si sallami e pashteta, kushtojnë rreth 1.50 cent.
Sa i përket pemëve e perimeve, kilogrami shkon nga 1 deri në 3 euro, varësisht prej produktit.

Sidoqoftë, ne për këtë verë ju rekomandojmë te vizitoni Ulqinin e të njiheni nga afër me bukuritë që ofron bregdeti i tij./gazetametro.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz