Përgaditjet për sezonin e ri, Feronikeli nënshkruan me dy lojtar të rëndësishëm (foto)
Me të përfunduar edicioni 2017-18 Feronikeli ka filluar përgatitjen për stinorin e ri në Vala Superligën e Kosovës.
Ish-kampionët e Kosovës e kanë marrë me seriozitet të madh edicionin e ri ku synojnë triumfin në dy frontet.
Kësisoj ata fillimisht kanë blinduar njërin nga futbollistët e tyre kryesor, sulmuesin Mendurim Hoti.
Edhe pse u kërkua nga shumë skuadra kosovare, Hoti ka vazhduar kontratën me klubin nga Drenasi.
Mendurim Hoti gjatë një aksioni në ndeshjen Flamurtari – Feronikeli (Foto: Feronikeli /Facebook)
Burime brenda klubit i kanë thënë Telegrafit se sapo kanë arritur marrëveshje edhe më një sulmues tjetër tejet cilësorë.
Lexo edheE komfirmuar: Ky futbollist kalon te Feronikeli! Synon trofe (Foto)
Fjala është për gjakovarin Mevlan Zeka që do të rikthehet në Drenas pas një viti të kaluar te Liria.
Zeka ishte dëshira e madhe e Dritës nga Gjilani por u kërkua edhe nga disa skuadra në Shqipëri si Kukësi dhe Luftëtari.
Mevlan Zeka është rikthyer te Feronikeli pas një stinori te Liria e Prizrenit. (Foto: Feronikeli /Facebook)
Me këto dy goditjet e para, Feronikeli ka treguar se ka marrë me seriozitet edicionin e ri.
Në ditët në vijim klubi nga Drenasi pritet të ‘bombardojë’ edhe me disa transferime tjera ku synon të mbledhë futbollistët më të mirë në Kosovë./Telegrafi/














