Përfundon procezi zgjedhor, kjo është kryetarja e Forumit të Gruas së NISMA Socialdemokrate në Drenas
BILLI
Lexo edheHapet vrimë në mes të urës në Shtrubullovë, rrezikohen udhëtarët (VIDEO)
Sot në Drenas u mbajt Kuvendi i punës së Forumit të Gruas së NISMA Socialdemokrate dega në Drenas, ku në prani të delegateve të këtij kuvendi, mysafires nga Kryesia Qendrore e Forumit të Gruas së NISMA’s, Arbenita Krasniqi – Halilaj si dhe Kryetarit të degës u zgjodhën organet e reja drejtuese të Forumit të Gruas së degës.
Kryetare e Forumit të Gruas së degës me vota unanime u zgjodh, Sabrije Rukiqi Kukaj, asambleiste në Kuvendin Komunal të Drenasit nga radhët e NISMA’s.
Me këtë rasti Kryetari i degës së NISMA në Drenas, Isa Xhemajlaj uroj kryetaren e sapozgjedhur të Forumit të Gruas ku i uroj shumë suksese duke i premtuar mbështetje të plotë në aktivitete e Forumit të Gruas.
NISMA Socialdemokrate po vazhdon me konsolidimin e fuqishëm të saj si në struktura por edhe në terren deri në kuvendin e përgjithshëm të partisë prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen këtij karvani të suksesit duke qenë pjesë e rritjes së dhe fitoreve të reja të NISMA Socialdemokrate./Drenicapress.info





Lexo edheHapet vrimë në mes të urës në Shtrubullovë, rrezikohen udhëtarët (VIDEO)





