Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Shqipëri – konfirmohen 51 viktima
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë përfunduar operacionet e kërkimit pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë të martën.
“Operacioni i kërkim- shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri ka përfunduar, me numrin e të vdekurve që ka shkuar në 51 dhe asnjë trup tjetër besohet se nuk është nën rrënoja”, tha Rama.
Rama u shpreh të shtunën se shifrat paraprake treguan më shumë se 1.465 ndërtesa në kryeqytet, Tiranë, dhe rreth 900 në Durrës që janë dëmtuar rëndë në tërmetin e së martës me magnitudë 6.4 të shkallës së Rihterit dhe rreth dy mijë njerëz u plagosën, transmeton Telegrafi.
Ka pasur më shumë se 500 tërmete, disa me një madhësi më shumë se 5, duke goditur ndërtesat e dëmtuara tashmë dhe duke tmerruar banorët.
Një grua 20-vjeçare, në gjendje kome pasi u plagos nga një tullë në rënie ndërsa po dilte nga banesa e saj në Tiranë, vdiq, tha të shtunën ministria e shëndetësisë.
Në Durrës, qindra banorë si dhe kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta morën pjesë në varrosjen e nëntë anëtarëve të një familje të vetme, të cilët u vranë kur u shemb një vilë me katër kate. Një burrë mbijetoi dhe është dërguar në Itali për trajtim mjekësor.
Shifrat paraprake vlerësojnë se të paktën 4 mijë njerëz janë të pastrehë. Rreth 2.500 njerëz nga shtëpitë e dëmtuara janë strehuar në hotele. Të tjerët janë dërguar në Kosovën fqinje ose janë transferuar në zonat lindore të Shqipërisë.
Lexo edheKryetarja e Durrësit tregon sa pallate do të prishen
Kryeministri është zotuar se të gjithë të pastrehët do të jenë në “shtëpi më të forta” në vitin 2020.
Një nga ndërtesat e dëmtuara rëndë është shkatërruar nga autoritetet dhe disa të tjera priten të rrafshohen.
Po ashtu është hartuar një ligj i ri që do të sigurojë që investitorët, arkitektët dhe mbikëqyrësit të burgosen nga shtatë deri në 15 vjet për çdo shkelje të normave të ndërtimit. Korrupsioni në industrinë e ndërtimeve në rritje në Shqipërisë është fajësuar për shumë shkatërrime të shkaktuara nga tërmeti.
Qeveria ka vendosur kompensime financiare për familjet e të vdekurve, përfshirë 1 milion lekë (8,140 euro) për familje, pensione speciale për pleq dhe bursa për fëmijë.
Tërmeti i së martës ishte tërmeti i dytë i fuqishëm që goditi rajonin brenda dy muajve.
Një tërmet me madhësi 5.6 tronditi Shqipërinë më 21 shtator, duke dëmtuar rreth 500 shtëpi, disa prej tyre u shkatërruan plotësisht. Ministria e mbrojtjes kishte thënë në atë kohë se ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit.














