BallinaLajmeI përcjell udhëzimet e navigacionit, por shihni ku përfundon kjo maunë

I përcjell udhëzimet e navigacionit, por shihni ku përfundon kjo maunë

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Rruga po bëhej gjithnjë e më e ngushtë dhe e pjerrët. Por, shoferi 52-vjeçar i maunës nuk po shqetësohej. GPS-ja po i tregonte se është në rrugë të duhur.

Gabim i madh. Jo vetëm që nuk ishte në rrugë të drejtë, por ai ka ngecur në pyll. Më parë, duke përcjellë udhëzimet e navigacionit, i ka injoruar tri shenja të ndalimit të vozitjes në rrugën malore në parkun kombëtar Kalkalpen (Austri).

Më në fund, në rajonin Shtrajeska s’kish ku të shkonte më tutje. Mauna fillon të rrëshqasë në humnerë.

Pati fat, punëtori i parkut kombëtar e vërejti shoferin e humbur dhe i njoftoi shërbimet përkatëse, transmeton Gazetametro.net.

Mediet bëjnë të ditur se në aksionin e tërheqjes morën pjesë shumë njësi të zjarrfikësve e të shpëtimit, dhe me ndihmën e vinçit mauna u nxor në vend të sigurt. Dhe e tëra për shkak të GSP-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz