Përballja me vëllain vrasës: Bëni ç’të doni, mua më iku djali e më la jetim dy fëmijë!

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dërguar për kompetencë në gjykatën e krimeve të rënda çështjen e vrasjes të Mirsad Kuçit, i cili u vra nga xhaxhai i tij Bujar Kuçi.
Ngjarja ndodhi në Shkodër mesditën e 23 shtatorit të 2017-ës në një rrugicë pas teatrit “Migjeni”.
Pas asaj ngjarje gjykata la në “arrest me burg” autorin e dyshuar Bujar Kuçi. Gjatë seancës paraprake përpara dërgimit të çështjes në gjyq u përballën babai i viktimës Faik Kuçi me vëllanë e tij Bujar Kuçi.
News24 ka arritur të sigurojë dëshminë e babait të viktimës në gjyq, i cili u përball me vëllain vrasës.

Lexo edheTamara, atje ku investimet shndërrojnë bukuritë natyrore në pasuri
Pak para daljes së tij nga salla, për shkak të tensionit të madh, Faiku tha para togave të zeza; “Ju bëni çfarë të doni mua më ka ikur djali dhe më ka lënë dy jetima”.
Pas kësaj fjalie ai ka tentuar të shkojë drejt xhamit ku ndodhej vëllai i tij, por më pas u largua nga salla, duke mos e përballuar më emocionalisht për shkak se vuan edhe nga zemra. Nga ana tjetër autori i dyshuar Bujar Kuçi ka pranuar krimin, ndërsa tha përpara gjykatës se e vrau nipin për shkak se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar që ta vrasë.
Bujar Kuçi deklaroi se e ka qëlluar me thikë nipin e tij për t’u vetëmbrojtur nga ai. Në fund gjykata e shkallës së parë në Shkodër e dërgoi për kopetencë tek krimet e rënda këtë çështje. Bujar Kuçi edhe më përpara sipas burimeve ka tentuar që ta vrasë nipin e tij Mirsad Kuçi, baba i dy fëmijëve, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur./News24














