Përballja e sotme rikthen nostalgji, spektaklin e 2007-ës, Manchester United vs. Roma!

Në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve sot përballen Manchester United dhe AS Roma, por, bota e futbollit kthehet pas në kohë për të kujtuar një nga mbrëmjet më legjendare në histori të këtij kompeticioni.
Kjo ndeshje sjell ndërmend fitoren historike 7-1 të “Djajve të Kuq” ndaj italianëve, më 10 prill 2007 në “Old Trafford”, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve (pasi ndeshja e parë në Romë kishte përfunduar 2-1 për italianët).
Michael Carrick në konferencën për shtyp, u pyet se çka mbanë mend nga ajo ndeshje, shkruan IndeksOnline.
“Ishte një natë magjike, një nga ndeshjet më të mira që kam përjetuar.”, u shpreh ai!

Lexo edheWilliam Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin pas një dëmtimi të gjatë!
Carrick dhe Ronaldo shënuan të dy nga dy gola ndërsa heronjët tjerë ishin edhe Alan Smith, Wayne Rooney, Daniele De Rossi dhe Patrice Evra, shkruan Indeks Online.
Në sfidën e sotme, e cila luhet sërish në “Old Trafford” në orën 21:00, situata është krejtësisht ndryshe. Manchester United po kalon një periudhë delikate, ndërsa Roma vjen me moral të lartë pas një ecurie mjaft pozitive këtë sezon.
Trajnerët dhe tifozët shpresojnë të shohin një tjetër ndeshje spektakolare, ndërsa kujtimet e atij triumfi 7-1 mbeten të paharruara për çdo adhurues të futbollit./IndeksOnline/














