BallinaLajmePër t’u përshendetur: Kompania kosovare kërkon punëtorë dhe ofron kushte të papara...

Për t’u përshendetur: Kompania kosovare kërkon punëtorë dhe ofron kushte të papara deri tash

Të ngjajshme

E pabesuesme çfarë ka humbur Viniciusi ndaj Bayernit

Real Madridi po humbet aktualisht ndaj Bayern Munichut në...

​Kane shënon në minutat e para të pjesës së dytë, 2-0 për Bayern

Bayern Munich ka goditur sërish në “Santiago Bernabéu”, duke...

Nis furishëm pjesa e dytë, Bayerni “e hesht” Bernabeun

Ka nisur furishëm pjesa e dytë e ndeshjes kryesore...

Që në fillim të pjesës së dytë, Kane me një supergol ndaj Realit

Bayerni ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real...

Vendi është në vazhdën e ikjeve të shumta jashtë vendit për shkak se nuk gjejnë punë në Kosovë, dhe kur e gjejnë një të tillë, atëherë trajtimi dhe kushtet lënë shumë për të dëshiruar.

Mirëpo, tashmë është publikuar një konkurs nga kompania e ndërtimit “KAWA Group”, e cila ka vendosur të krijojë një standard tjetër në këtë treg.

Kjo kompani ka hapur konkurs për punëtorë të ndërtimit, ku kërkon mjeshtër të ndërtimtarisë, armirues dhe punëtorë të thjeshtë.

Paga e cila ju ofrohet është 4 euro për orë për mjeshtërit e ndërtimtarisë dhe armiruesit, kurse punëtorët e thjeshtë do të kenë 2 euro orën e punës. E gjitha kjo neto.

Atyre do t’iu ofrohet kontratë e rregullt e punës, pagesë në 12 muajt e vitit, sigurim shëndetësor, sigurim jetësor, 4 javë pushim vjetor, siguri në punë, mjete dhe veshje profesionale, ushqim dhe rregull në vendpunishte.

Drejtori i kompanisë “KAWA Group”, Valon Vataj, është shprehur shumë entuziast se punëtorët do të aplikojnë për një vend të tillë pune.

“Të gjithë e dijmë se në çfarë kushtesh punohet në Kosovë. Kështu që deri tani kompania jonë ka punuar me nënkontraktorë. E tash ne kemi vendosur që të kemi punëtorët tonë të ndërimtarisë të cilët do të kenë kushtet më të dinjitetshme për një punëtorë”, ka thënë Vataj, duke ngulur këmbë se siguria në punë do të jetë pika e parë e çdo dite në fillim të punës.

“Ne e dijmë që ndoshta këto kushte të pagesës janë larg nga ato që janë në vendet europiane, mirëpo në standardin tonë ju garantoj se janë pagesa dinjitoze“, shtoi Vataj.

Për më shumë, kompania “KAWA Group” është një nga kompanitë më avangarde në tregun e ndërtimeve, e cila tashmë është në fillim të një kompleksi gjigant në hyrje të Prishtinës (Veternik), LORD Residence.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz