back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePër tetë muaj, 71 të vdekur në komunikacion

Për tetë muaj, 71 të vdekur në komunikacion

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Që nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225571 aksidente. Këto shifra konsiderohen alarmante nga Policia dhe nga ekspertët e sigurisë

Mbi 70 persona kanë humbur jetën në aksidentet në komunikacion vetëm gjatë tetë muajve të fundit. Në periudhën janar-gusht të vitit 2016, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur gjithsej 12776 aksidente në trafikun rrugor, me fatalitet kanë qenë 65 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 71 persona.

Kurse, nga 1 shtatori deri më 22 shtator kanë humbur jetën 7 persona, që krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar kanë humbur jetën 23 persona. Ndërkaq, gjatë vitit 2015 kanë ndodhur gjithsej 17722 aksidente në trafikun rrugor. Prej tyre me fatalitet kanë qenë 117 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 129 persona.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, që nga viti 2002, kohë kjo kur ky institucion posedon statistika të aksidenteve të trafikut rrugor kanë humbur jetën gjithsej 2118 persona. “Nga viti 2002, prej kur ne posedojmë statistika të aksidenteve të trafikut rrugor kanë ndodhur gjithsej 225571 aksidente të trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për “Zërin”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz