Për shkak të veteranëve, BE sheh problem ndërmjet Kosovës e FMN-së [video]
01
![Featured image for Për shkak të veteranëve, BE sheh problem ndërmjet Kosovës e FMN-së [video]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F08%2Flajmi-i-fundi-drenica-press.png&w=3840&q=75)
Lexo edhePDK e vendosur të kundërshtojë versionin aktual të buxhetit [video]

Problemi me pensionet e veteranëve shihet si pika më kritike në raportin e progresit për Kosovën në aspektin ekonomik, raporton KTV.
BE-ja shpreh frikën se numri i madh i veteranëve që marrin pension nga shteti rrezikon ekonominë dhe parasheh problem mes Kosovës dhe FMN-së. Por veteranët nuk pajtohen më këtë gjetje.
Kryetari i OVL të UCK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësitë që me Qeverinë e Kosovës të ndryshohen dy ligjet thelbësore për veteranët.

Lexo edhePDK e vendosur të kundërshtojë versionin aktual të buxhetit [video]
Ai i Vlerave të Luftës dhe Ligji i Veteranëve, për çka ai beson se do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e atyre që marrin pension nga shteti. Qeveria e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet që brenda dy javësh të diskutojnë edhe njëherë vijat e kuqe se deri ku mund të shkohet me financimin e shtetit për pensionistët e luftës, pasi numri i tyre është trefishuar në krahasim me planifikimin që kishin për 2016.