PDK e vendosur të kundërshtojë versionin aktual të buxhetit [video]
![Featured image for PDK e vendosur të kundërshtojë versionin aktual të buxhetit [video]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F08%2Flajmi-i-fundi-drenica-press.png&w=3840&q=75)
Partia Demokratike e Kosovës duket shumë e vendosur që të mos e lë në versionin aktual projekt buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton KTV.
Zyrtarë të lartë të kësaj partie, prapa kamerave, i kanë thënë KTV-së se kanë një numër të madh të vërejtjeve për përmbajtjen e tij.
Madje kanë paralajmëruar se kjo parti ka në plan që ndryshimet e mëdha të përmbajtjes së tij t’i bëjnë mes dy leximeve në kuvend.
Të mërkurën, drafti aktual i projekt buxhetit për vitin e ardhshëm u planifikua të diskutohej në Komisionin për Buxhet dhe Financa, por u tërhoq në mënyrë të shpejtë nga rendi i ditës.
Kërkesa u bë nga kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani, ani pse në këtë mbledhje ishte i gatshëm të raportonte edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Lexo edhePlaçkitet sërish Banka Kombëtare Tregtare në Prishtinë
Me këtë kërkesë u pajtuan të gjithë të pranishmit, ndërkohë që nuk munguan komentet nga anëtarët e opozitës. Në këtë mbledhje është aprovuar plotësim ndryshimi i Ligjit për faljen e borxheve publike, me të cilin u është falur borxhi ndërmarrjeve publike që i kishin borxhe shtetit.














