Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë në “Rubikon” ka treguar për bisedat që i ka zhvilluar me prindërit e tij gjatë vizitave në Hagë.
Thaçi tregon se si ia kishte freskuar kujtesën babait të tij në njërën nga vizitat në Hagë, duke ia rikujtuar një bisedë që e kishin bërë në pranverën e fillim viteve të 90-ta, transmeton lajmi.net
“E di dhe po e shoh se je hy në punë të rënda, diçka dua të të them, sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”, ka treguar Thaçi se çka i kishte thënë baba I tij i ndjerë./lajmi.net/
