HomeLajmePër një javë, Policia në Prishtinë realizoi 212 urdhëresa të Gjykatës, sekuestroi...

Për një javë, Policia në Prishtinë realizoi 212 urdhëresa të Gjykatës, sekuestroi 4 armë zjarri dhe shqiptoi rreth 3 mijë e 600 gjoba në komunikacion

Të ngjajshme

​Vjen vendimi, Milani bëhet me trajner të ri

Ruben Amorim është gjithnjë e më pranë pankinës së...

Tre kërkesat e sindikalistit Jasharaj për ministrin e ri të arsimit në Kosovë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur pritjet e...

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas...

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Ja çfarë bëra unë për energji dhe ku qëndron dallimi në mes nesh

Ramush Haradinaj ka vazhduar replikën me zyrtarët qeveritarë për...

Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës që kemi lënë pas, ka realizuar 212 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 61 urdhëresa për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia.

Në të njëjtën periudhë kohore, Policia në Prishtinë ka shqiptuar 3595 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 591 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz