Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 20-26.07.2026 janë shqiptuar 1.699 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 36 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, nga të cilat: 25 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona dhe 38 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/